E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

0
517

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here