Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e 2 gushtit 2025 në rrugën Afrim Krasniqi në Prizren, ku një grua ka tentuar vetëvrasje duke konsumuar sasi të tepruar ilaçesh, në formë të lëngshme.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është N. B. rreth 43-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë në emergjencë, pasi kishte konsumuar sasi të panjohur të ilaçit. Pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, 43-vjeçarja është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është raportuar nga familjarët e saj, të cilët e kanë dërguar edhe në spital.
Për shkak të gjendjes së rënduar, viktima nuk ka qenë në gjendje të deklarohet, ndaj shkaqet që e çuan në këtë gjendje akoma nuk janë të njohura, thonë burimet e Sinjalit.
Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit rajonalë dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivin e tentim vrasjes.
Sinjali do të përcjellë të rejat e fundit nga ky rast./Gazeta Sinjali/