E rëndë: 33-vjeçari në Prizren tenton t’i japë fund jetës së tij, pret venat

0
450

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e një familjeje në rrugën ‘Janina’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i riu është gjetur i gjakosur dhe i njëjti dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë parë se viktima ka prerë venat me qëllim që t’i japë fund jetës dhe të njëjtit i kanë ofruar ndihmë të menjëhershme.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 33-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar “Vetëvrasje në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here