E përqeshën dialektin kosovar, Meriton Mjekiqi kalon në të shara ndaj banorëve të BBVA-së

0
403

Meriton Mjekiqi është i vetmi banor nga Kosova, i cili po vazhdon garën në formatin Big Brother Vip Albania.

Së fundmi ai ka pasur një debat shumë të fortë me Julin, Eglën dhe Gracianon.

E gjitha nisi nga një krahasim i bërë mes dy formateve BBVK dhe BBVA nga Juli.

Pjesë nga debati:

Graciano: Për mua shh nuk është sharje, jam rritur në Tiranë, diskutoj në Tiranë. Kur të shkojmë te Big Brother Kosova merre si sharje këtu nuk është sharje. Zemra ime mos u viktimizo për të miliardën herë.

Egla: Tek ne “shh” është rri urtë nuk është sharje

Meriton: Për mua, ku jam rritur unë kjo është sharje. Mos më shani. Tek ne është sharje, t’ja thuash një djali atë është sharje, në lagjen ku jam rritur.

Graciano: Nuk e di këtë gjënë. Mos u viktimizo. Shh ja bëjë kalajmajve.

Meriton: Në lagjen ku jam rritur kjo nuk do të thotë, ashtu, është sharje.

Graciano: Jo, nuk i di kodet tuaja. Viktimizimin dhe këtë lojën e pisët kështu, jo! Po ta dija nuk do ta bëja kurrë në atë drejtim, se s’jam ai lloj nivel.

Juli: Mos u tall me Kasharin, pse tallesh me Kasharin? Është fshat i nderuar që është ky këtu dhe mos u tall me Kasharin. Se të vjen ndonjë nga këtu dhe i dëgjon thirrjet pastaj.

Meriton: Keni vazhduar të bëni dallime. Se prej ditës që kam ardhur brenda, e kam parë që keni nisur të bëni dallime. Pse bën dallime, duke i rënë Big Brother Kosova?

(Juli dhe Egla i kthejnë kurrizin nuk i kthejnë përgjigje)

Meriton: Po ikni se bëni dallime, shqiptari i Kosovës, shqiptari i Shqipërisë? Është e turpshme, mos bëj dallime. Nuk ka dallime Big Brother i Kosovës dhe Big Brother i Shqipërisë. Je i pisët. Shqiptarët jemi një.

E pas debatit shihet Meritoni duke hyrë në tualet, dhe kalon në sharje ndaj banorëve.

Kjo nuk është hera e parë që në BBVA banorët nga Kosova përballen me një gjë të tillë.

Edhe në komentet në rrjet, kritikohet produksioni se si trajtohen banorët e Kosovës brenda këtij formati.

Duke iu referuar komenteve thuhet se as ata të Shqipërisë nuk është që kanë ndonjë gjë më shumë ose më të mirë./Arbresh.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here