Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku protagonist ishte Lamine Yamal.
Atij i ndodhi një incident pas ndeshjes që e zhvilloi kombëtarja spanjolle ndaj asaj turke.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, talentit i kishte humbur pasaporta e tij.
18 vjeçari u detyrua të kërkonte gjithandej, por pa sukses, transmeton Klankosova.tv.
Ai u largua nga stadiumi pa e marrë dokumentin më të rëndësishëm të udhëtimit.
Mbrëmë Spanja fitoi bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 0:6, ku roli i Lamine Yamal, padyshim që ishte i rëndësishëm.
Talenti spanjoll bëri hiç më pak se dy asistime duke u renditur ndër futbollistët më të dalluar.