E pazakontë në Shqipëri: Burri rrah gruan, e paguan kosovarin për t’i hequr ‘magjinë’ me kaçavidë

0
528

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Mat të Shqipërisë, ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në mënyrë të përsëritur ndaj gruas me të cilën ka bashkëjetuar, por historia nuk mbaron me kaq.

Për të justifikuar dhunën ndaj saj, ai kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.

Por sikurse duket në pamjet e publikuara, personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.

36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të “shëruar” 33- vjeçaren po ndiqet penalisht për mashtrim.

Ndërsa, D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë) është arrestuar në flagrancë.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here