Një burrë në Skenderaj ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën “BMW” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.
Njoftimi i policisë:
“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.”