Sipas gazetarit të sportit, Lorik Gashi, Ismet Munishi është një nga emrat e përfolur për ta marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë.
Një gjë e tillë mund të ndodh në rast se klubi ndahet me trajnerin aktual, Xhengiz Rexhepin e që gjasat janë të mëdha.
Drejtuesit përpos Munishit kanë edhe disa emra të tjerë në mendje mirëpo gjithçka mund të vendoset në ditët në vijim kur edhe do bëhet organizimi i skuadrës për stinorin e ri.