E pabesueshme, qeni lind me 6 këmbë, 4 testikuj dhe një organ të dytë gjenital

0
788

Një këlysh qeni në Indiana, SHBA lindi me 6 këmbë, 4 testikuj, dy zorra të trasha, dy fshikëza urine, dy legenë dhe madje një organ gjenital shtesë. Raga pritej të ngordhte nga momenti në moment pasi raste të tilla nuk jetojnë shumë gjatë, por duket se qenushi i tejkaloi parashikimet, shkruan “The Mirror”.

Pas kryerjes së disa operacioneve të ndërlikuara për t’i  hequr të gjitha gjymtyrët shtesë, ai është një qen i shëndetshëm 7-muajsh. Veterinerët vunë re se trupi i tij kishte probleme me funksionimin pasi feçet përfundonin në organin e tij të dytë gjenital, gjë që i bënte të domosdoshëm antibiotikët e fortë.

Në Dhjetor, Raga iu nënshtrua ndërhyrjes së parë ku veterinerët i hoqën gjymtyrët e tepërt dhe legenin. Në Shkurt, vazhdoi heqja e traktit urinar dhe penisit të dytë. Në operacionin e tretë, qenushi, i cili i përket racës së pastorëve gjermanë, do të heqë testikujt e tepërt të cilët janë pozicionuar në barkun e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here