E pabesueshme në Turqi, babai me dy djemtë “varrosen” të gjallë, alarmi i telefonit i shpëton (VIDEO)

0
9837

“Baba ku je? -Këtu! Inshalla na shpëtojnë”. Këto janë fjalët që shkëmbejnë nën rrënojat e shtëpisë së tyre babai dhe dy djemtë të varrosur për së gjalli për 76 orë.

Në Gaziantep, familja Tabur ka kontaktuar ekipet me telefon dhe ata janë shpëtuar 76 orë më vonë. Pasi morën trajtim në spital, gjëja e parë që bënë ishte të shkonin te ekipi që i hoqi nga duart e vdekjes. Ekipi i Kanal D ka publikuar pamjet e regjistruara nga babai dhe dy djemtë e tij me celular nën rrënoja.

Një nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet që prekën 10 provincat turke me qendër Kahramanmaraş ishte shtëpia e familjes Tabur në Gaziantep. Babai dhe dy djemtë e tij, të cilët ndodheshin nën godinën e shembur, kanë mbetur së bashku në një zgavër të vogël të krijuar nën rrënoja pasi shtëpia e tyre u shemb. Babai dhe njëri prej djemve nuk mund të lëviznin, ndërsa djali tjetër ishte disi më i lirë nga pirgjet e mbeturinave.

Një prej djemve që u nxor nga rrënojat tha se në momentin e tërmetit e kishte pasur telefonin me vete, por më pas e kishte humbur. Disa orë më vonë, kur alarmi që ai vendosi natën ra në orën 8:30 të mëngjesit, ai gjeti telefonin dhe me të komunikoi me ekipet e shpëtimit të cilat i nxorën gjallë.

Mrekullinë e këtij shpëtimi e zbuluan edhe pamjet që vetë të mbijetuarit i kishin regjistruar teksa ‘jetonin’ nën rrënoja. E dinim që dikush do të vinte dhe do na shpëtonte”, tha i mbijetuari nga tërmeti.

Pasi u liruan nga spitali tre anëtarët e familjes Tabur shkuan te ekipi që i shpëtuan dhe i falënderuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here