Ethet e nominimit e kanë kapur Beatrix Ramosaj. Nga frika se mos do të dalë ditën e nesërme nga shtëpia, ajo ka nisur të përqafojë banorët. Pranë saj qëndronte Arjola dhe Monika të cilat i thonin se nuk do ikë asgjëkundi, por lotët e Beatrix tregonin se ajo ka bindjen që të premten do lërë shtëpinë.
Po përgatitem, të lini të përgatitem. Do iki duke kërcyer’-thotë Beatrix mes lotësh.
Në nominim janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix, njëri prej të cilëve do largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.