Deputeti i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë në krye të shëndetësisë kosovare.
Avdyli ka thënë se tani shëndetësia ka adresë politike, shkruan 04 Online.
Postimi i plotë:
E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.
Tani shëndetësia ka adresë politike.
Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.
Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.