E kuptoi në fundin e pjesës së parë se vëllai i kishte ndërruar jetë, lojtari i Adana Demirspor vendosi të luante!

0
30

Skuadra e Adana Demirspor shënoi fitoren e parë në kampionatin turk gjatë ditës së hënë, pasi mposhti 2:1 Besiktasin.

Në fundin e pjesës së parë, një prej lojtarëve të klubit vendas, Maestro – mori lajmin se vëllai i tij kishte ndërruar jetë, shkruan Indeksonline

Edhe pse kishte dhimbje të mëdha për mesazhin që mori, ai vendosi të luante gjithë ndeshjen, duke ndihmuar klubin e tij të shënonte fitoren e parë.

Pas përfundimit të takimit, Maestro dukej “i lumtur” përkrah bashkëlojtarëve të tij dhe tifozëve, të cilët i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme, duke mos e lejuar atë të ndihet i vetëm në këto ditë të vështira.

https://twitter.com/beINSPORTS_TR/status/1868727114716852484

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here