E konfirmuar nga shkenca, 2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

0
255

Mjeku Emir Sokolovi, kirurg kardiovaskular njihet për deklaratat e tij të hapura për shëndetin. Në faqen e tij në Facebook, ai shpesh ndan këshilla për shëndetin, zakonet e këqija dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Në një nga tekstet e tilla ai foli për efektet e qepëve.

“Disa kërkime shkencore kanë konfirmuar se përbërësit e qepës dhe hudhrës veprojnë kundër mpiksjes së gjakut. Kështu, qepa parandalon koagulimin e trombociteve dhe zgjatjen e mpiksjes dhe përmirëson shpërbërjen”.

Qepët e ziera dhe të freskëta janë gjithashtu efektive – hani ato çdo ditë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe për këdo që ha ushqime të yndyrshme.

Ushqimi me yndyrë rrit ndjeshëm koagulimin e gjakut dhe zvogëlon tretjen – nëse hani qepë me ushqim të yndyrshëm, efekti i tij zvogëlohet ndjeshëm.
Përveç vitaminave C, E, B6, kromit, kaliumit, flavonoideve, tek qepa gjendet edhe komponimi “Allyl Sulfide”. Ky është përbërësi që i jep qepës të gjitha cilësitë imunologjike.

Ngjashëm me hudhrën, qepët përmbajnë një përbërës të quajtur allin dhe një enzimë të quajtur allinase që janë të ndara molekularisht. Duke copëtuar qelizat e qepës, qelizat ndahen dhe këto dy përbërës përzihen, duke çuar në një substancë të re të quajtur sulfoksid tiopropanol.


Kjo përbërje e sapoformuar rrit vetitë medicinale të qepës, por është gjithashtu përgjegjëse për shkaktimin e lotëve kur pritet.

Sa më e imët të grisni qepën, aq më i madh është prodhimi i këtij përbërësi. Sa më intensive të jetë era, aq më shumë lot do të shkaktojë tek ju dhe aq më shumë përbërës imunitar prodhohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here