E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025

0
70

Dua Lipa bën rikthimin e madh e të shumëpritur në Prishtinë, konfirmon performancën në Sunny Hil Festival këtë verë.

Prishtinë, a je gati? Ikona globale e muzikës pop, Dua Lipa po vjen në Sunny Hill Festival 2025 – për një performancë të paharrueshme në skenën kryesore të festivalit më të madh të muzikës në rajon.

Si pjesë e turneut të saj botëror “Radical Optimism”, Dua do të ndalojë edhe në Prishtinë. Kryeqyteti do të jetë destinacioni i vetëm në Evropën Juglindore ku artistja me famë botërore do të perfomoj.

Pas rekordeve të njëpasnjëshme në skenat më prestigjioze, nga Glastonbury tek Royal Albert Hall, dhe pasi ka mahnitur tashmë publikun në Melbourne, Madrid e gjitha kryeqytetet më të mëdha botërore, Dua Lipa do të sjell hitet dhe energjinë e saj unike në Sunny Hill, që mbahet nga 1 deri më 3 gusht.

Prishtinë, ky është momenti! Bëhuni gati për një edicion si asnjëherë më parë të festivalit Sunny Hill, me plot artistë botërorë dhe lokal, emrat e të cilëve do të zbulohen së shpejti.

Pëveç Dua Lipës, Festivali ka konfirmuar edhe performancën e PEGGY GOU (DJ Nr.1 në botë në Top 100 DJ të DJ Mag 2023). E njohur për himnin e saj veror “(It Goes Like) Nanana”, Gou pritet të elektrizojë skenën C4.

Shitjet e biletave “Early Bird” tashmë kanë filluar. Mos e humbni mundësinë për të siguruar vendin në festivalin më të madh në rajon.

Klikoni këtu për të blerë biletën tuaj: https://ticketing.festtix.co.uk/events/sunny-hill-festival-2025

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here