E konfirmon Presidenca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, është në rend dite të hënën

0
168

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni për ditën e hënë. Sipas publikimit të agjendës së Komitetit të Ministrave, bëhet e ditur se pika 2.4 do të jetë për aplikimet për anëtarësim, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare politike e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo, ka shkruar në Twitter se nesër në rend dite të Komitetit të Ministrave do të jetë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në rendin e ditës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të së hënës. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”- ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës fillimisht duhet të trajtohet nga Komiteti i Ministrave, dhe pas vlerësimit të situatës në Kosovë, fjalën e fundit e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Për pranim në Këshillin e Evropës duhen dy të tretat e votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here