Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga kampi i saj.
Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se portieri Joan Garcia do të jetë gati për rikthim menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.
Garcia, i cili kishte munguar për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor, do të rikthehet në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në La Liga.
“Joan po përparon shumë mirë. Ai do të bashkohet me ekipin pas pushimit dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne,” u shpreh Flick në konferencën për shtyp.












































