Taulant Xhaka ditë më parë njoftoi se në fund të këtij sezoni do të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.
Xhakës iu shua një ëndërr, që e kishte të luante së bashku me Granit Xhakën, vëllanë e tij, shkruan Indeksonline
“Jam i trishtuar sigurisht. Ishte qëllim imi. Por jam i lumtur që tani filloj një kapitull të ri. Tani ai po merr licencën e trajenrit. Graniti tashmë po punon për të. Ndoshta do të funksionojë si trajner. Graniti trajner i Baselit, unë si ndihmës i tij”, u shpreh Taulanti
Kujtojmë se Taulanti kishte nënshkruar kontratë të re me Baselin deri në vitin 2027, por ai zgjodhi të pensionohej gjatë këtij viti.
Gjatë karrierës, ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë zhvilloi 479 ndeshje me klubet, shënoi 12 gola dhe bëri 31 asiste.