Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, lavamani i kuzhinës duhet të pastrohet çdo ditë, ndërsa shpesh nuk është e lehtë t’i hiqni njollat e forta nga mbetjet e ushqimit.
Megjithatë, pastrimi i lavamanit nuk duhet të jetë problem, veçanërisht nëse dini se cilat produkte duhet të përdorni.
Një femër e ka ndarë trukun për mënyrën më të lehtë për të pastruar një lavaman dhe asaj i duhen vetëm dy produkte, sodë buke dhe detergjent për larjen e enëve.
Në videon e postuar në internet, ajo tregon se si e pastron lavamanin duke përdorur këta dy përbërës. Gjithçka që bën është, së pari të mbulojë lavamanin me sodë buke dhe më pas ta spërkatë me detergjent për larjen e enëve.
Më pas e pastron mirë përzierjen me një furçe të zakonshme kuzhine dhe më pas e shpërlan të gjithën me ujë të ngrohtë. Dhe kjo është e gjitha – lavamani është i pastër dhe me shkëlqim, si i ri.