Ndonëse mënyra më e duhur për larjen e enëve do të ishte me sfungjer, ekspertët pohojnë se nuk duhet ta bëni.
Zgjedhja më instiktive do të ishte t’i fërkonim enët me sfungjer, siç e bëjnë shumica.
Megjithatë, rezulton se përdorimi i një sfungjeri mund të përhapë më shumë baktere nëpër pjatat tuaja, edhe kur ato duken të pastra.
Kështu së paku pohon një shkencëtar hulumtues Trond Moretro, i cili punon në një institut norvegjez të kërkimit ushqimor dhe madje foli edhe për rreziqet që lidhen me sfungjerët e kuzhinës.
Ai theksoi se sfungjerët rrallë janë plotësisht të thatë, veçanërisht nëse përdoren çdo ditë, ato bëhen një terren për bakteret, përfshirë salmonelën, të cilat mund të çojnë në sëmundje.
“Një sfungjer i vetëm mund të strehojë një numër më të madh bakteresh se sa ka njerëz në Tokë. Sfungjeri është i lagësht dhe grumbullon mbetje ushqimore të cilat janë gjithashtu ushqim për bakteret, duke çuar në rritjen e shpejtë të baktereve”, deklaroi Moretro.
Eksperti gjithashtu përmendi se pastrimi i një sfungjeri nuk e redukton ndjeshëm këtë rrezik dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur higjienën e plotë do të ishte të zëvendësoni sfungjerin tuaj çdo ditë – një opsion që nuk është as ekonomik dhe as miqësor ndaj mjedisit.
Por me çfarë duhet t’i pastrojmë enët nëse jo me sfungjer?
Eksperti e ka një përgjigje dhe ai pohon se zgjidhja e duhur është përdorimi i një furçe për të fërkuar mbetjet e forta të ushqimit.
Qimet e furçës thahen mjaft shpejt për të zhdukur bakteret, plus ato vijnë me një dorezë që i mbajnë duart larg nga mikrobet e këqija, një fitore e madhe higjienike në krahasim me sfungjerët.
“Meqenëse furça thahet shumë shpejt, bakteret e dëmshme do të vdesin. Gjithashtu, shumica e furçave kanë një dorezë që ju pengon nga kontakti i drejtpërdrejtë i duarve me bakteret potencialisht të dëmshme, ndryshe nga sfungjerët”, tha Moretro. /Telegrafi/