“E kemi kryeministër, duhet me pasë respekt”, Përparim Rama flet për raportet me Kurtin

0
241

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ai thotë se është partner i ngushtë në LDK.

“Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie, tha ai në Kanal10.

Ai shtoi se janë marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin.

Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me nivelin qendror. Rama thotë se ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti, por se ende nuk e ka marrë një përgjigje.

“E kemi kryeministër, duhet me pasë respekt për kryeministrin. Unë e njoh Albinin moti dhe takohemi nëpër raste të ndryshme, nëpër organizime të ndryshme. Po e kam ftu me u taku dhe me folë dreprërdrejtë rreth nevojave të kryeqytetit dhe mundësisë së bashkëpunimit. Ende jam në pritje. Kurrë nuk ka thënë jo, por ende nuk e kemi një datë….”, u shpreh Rama ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here