Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi, ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me Londrimin lidhur me marrëdhënien e tij me Dolcen.
Ai ka treguar se që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello ka vërejtur një ndryshim në sjelljen e saj, duke e përshkruar atë si një ftohje ndaj tij.
Gjatë bisedës, Edi ka ndarë edhe një rast konkret që e ka bërë të ndihet i pasigurt për raportin e tyre. “Kur doli Labinoti jashtë, u lirua një shtrat. Unë e mora si mesazh indirekt ‘kam nevojë për privatësi’. Ndoshta jam gabim, vetëm dua t’ia them. E di që e ke lojën tënde, s’kam qejf të të pengoj. Kam vërejtur një ftohje, vetëm dua ta di. Më shumë s’po di çka ta pyes. Po më intereson arsyeja pse”, është shprehur ai, pa fshehur shqetësimin e tij.
Nga ana tjetër, Londrimi i është përgjigjur duke thënë se Dolca ka një mentalitet tjetër, pasi është rritur jashtë vendit.
Megjithatë, nga kjo bisedë kuptohet se raporti mes Edit dhe Dolces ka pësuar një krizë, ndërsa gjasat që ata të shkojnë drejt ndarjes duken gjithnjë e më të mëdha. /Telegrafi














































