“E di për interesimin e Juventus”, holandezi i Atalantës: Për Premier Leaguen duroj edhe shiun!

0
191

Teun Koopmeiners është një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Atalantës. Jo më kot për holandezin interesohen disa nga klubet prestigjioze të Italisë dhe jo vetëm. Pas tre vitesh në Bergamo, 26-vjeçari duket se e ka ndarë mendjen dhe synon të largohet në verë për të provuar veten në një “skenë” më të rëndësishme.

Mesfushori ofensiv zbuloi se verën e kaluar ishte pranë Napolit, por drejtuesit e Atalantës nuk u dakordësuan me napoletanët. Koopmeiners theksoi se këtë herë askush nuk mund ta ndalë për të provuar një aventurë të re.

“Vitin e shkuar pati një interes konkret nga ana e Napolit, por drejtuesit e Atalantës më pas nuk gjetën akordin. Por, tashmë ia kam bërë të qartë drejtuesve se dua të largohem. Shpresoj të mbërrijë një ofertë interesante pasi dua që edhe Atalanta të fitoj nga kjo lëvizje. I kam lexuar lajmet për një interes nga Juventus, megjithatë tëshohim. Për Anglinë do të duroja edhe shiun”, u shpreh Koopmeiners./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here