E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pasi u lëndua në vendin e punës në Prizren, e zuri pakoja me qeramika

0
551

Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një person ka marrë lëndime të rënda në vendin e tij të punës, të cilat dolën të jenë fatale për të. Viktima, rreth 18-vjeçar vdiq në QKUK, pasi nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve.

Siç thonë sinjalizuesit, i riu që humbi jetën është A.Krasniqi, të cilit derisa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transportuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, deklaroi Gashi.

Ndërkohë Sinjali mëson se njësitë policore dhe Inspektorët e Punës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here