E dhimbshme: Kjo është 27 vjeçarja që u gjet e vdekur në Prizren, dyshohet se bëri vetëvrasje

0
3786

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Zhur të Prizrenit, ku një 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para çojnë tek vetëvrasja.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali e rea që u gjet pa shenja jete është Nurë Vezaj dhe dyshohet se u gjet e varur.

Sinjali tutje ka mësuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast i rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here