E dhimbshme humb jetën fëmija 1-vjeçar si shkak i aksidentit të trafikut në Hajvali

0
491
Foto: Ilustrim

Një fëmijë i lindur në vitin 2023, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here