E dhimbshme: E dëshpëruar nga ndarja me bashkëshortin, 32-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës

0
606

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 32-vjeçarja kishte hipur në katin e katërt të një ndërtese, prej ku kishte tentuar të hidhet poshtë.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta bindin viktimën të tërhiqet pas.

Motivi që e shtyu gruan të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë fakti që ajo ndodhet në procedurë divorci me bashkëshortin e saj.

Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here