E ardhmja e Vinicius Junior mbetet e pasigurt te Real Madridi

0
74

Real Madridi po fokusohet te largimet, pas afrimit të katër përforcimeve për sezonin 2025-26 nën drejtimin e Xabi Alonsos. Ndër emrat që mund të largohen janë Rodrygo, Mendy dhe Alaba, por vëmendja më e madhe është te Vinicius Junior, shkruan 04 Online.

Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027, por aktualisht nuk ka sinjale për rinovim, çka ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm. Arabia Saudite ka treguar interes, por sipas “Cadena SER”, nuk ka plane konkrete për një ofertë – as nga klubet saudite, as nga vetë lojtari.

Vinicius, pas një sezoni të dobët, është nën presion për të rikthyer formën dhe për të siguruar vendin në ekip përpara Kupës së Botës 2026. Me Mbappe që tashmë ka statusin e liderit të skuadrës, mbetet për t’u parë nëse Xabi Alonso do të mund ta rikthejë Viniciusin në nivelin e tij më të mirë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here