Romelu Lukaku do të rikthehet në fundin e sezonit te Chelsea. Mediat italiane bëjnë të ditur se drejtuesit e Interit kanë vendosur përfundimisht për të mos e mbajtur belgun.
“Zikaltrit” e shitën për shumën rekord të 113 milion eurove në verën e vitit 2021 te Chelsea, por rikthimi i tij në Londër nuk ishte ashtu sic pritej për Lukakun. 29-vjeçari vendosi të kthehej sërish te Interi me formulën e huazimit por edhe këtë sezon, sulmuesi nuk ka treguar asgjë kjo edhe për shkakun e dëmtimeve të vazhdueshme.
Kthimi i tij te Chelsea tani është thjesht një formalitet, ndërsa “zikaltrit” kanë piketuar Roberto Firminon e Liverpoolit në merkaton verore. Brazilianit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe do të largohet me parametra zero nga të kuqtë. Megjithatë, Interi nuk do ta ketë të lehtë pasi në Itali, për sulmuesin e Liverpool interesohet edhe Roma.
Firmino edhe këtë sezon ka qenë një element shumë i rëndësishëm për “të kuqtë” pavarësisht se në të shumtën e rasteve nuk është aktivizuar si titullar nga trajneri Jurgen Kloop. 31-vjeçari numëron 22 paraqitje këtë sezon në Premier League ku ka shënuar nëntë gola dhe katër asist. Ndërsa më mirë se ai te Liverpool në kampionatin anglez ka bërë vetëm Mohamed Salah me 13 realizime.