E ardhmja e Ancelottit në pikëpyetje pas eliminimit të Realit – rikthim në Serie A në horizont?

0
125

Pas një eliminimi shokues nga Liga e Kampionëve, ku Real Madridi u mposht bindshëm 5-1 nga Arsenali në çerekfinale, pozita e Carlo Ancelottit në stolin e “Los Blancos” është vënë seriozisht në diskutim. Mediat spanjolle dhe italiane raportojnë se drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të trajnerit italian përpara përfundimit të sezonit, shkruan 04 Online.

Ancelotti, i cili ka theksuar se nuk është i shqetësuar për të ardhmen, ndodhet nën presion të madh, pasi Reali ndjek Barcelonën në La Liga dhe ka ende për të luajtur finalen e Copa del Rey. Një hap i gabuar mund të kushtojë shumë.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport raporton se Roma dhe Milani po ndjekin nga afër situatën e teknikut legjendar, me të dy klubet në kërkim të një udhëheqësi të ri për stinorin e ardhshëm. Një rikthim në San Siro apo një eksperiencë e re në Olimpico – ku Ancelotti kaloi tetë vite si lojtar – duket më afër se kurrë.

Pavarësisht se kishte lënë të kuptohej më herët se mund të pensionohej pas aventurës me Realin, dashuria e Ancelottit për këto dy klube italiane mund të ndryshojë gjithçka. Koha do të tregojë nëse ky është fundi i epokës së tij në Madrid – dhe ndoshta fillimi i një tjetër kapitulli emocionues në Serie A./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here