E ardhmja e Alexander Isak në pikëpyetje, Al Hilal hyn fuqishëm në garë

0
77

Saga e transferimit të Alexander Isak ka marrë një kthesë të re, pas deklaratës befasuese të agjentit të tij, Gonzalo Gaitan, i cili për median saudite Arriyadiyah tha se “po shqyrtojnë të gjitha opsionet dhe mund të jenë afër hapit të ardhshëm”, pa përjashtuar qëndrimin apo largimin e tij nga Newcastle, shkruan 04 Online.

Përkundër raportimeve që Liverpooli ishte gati të ofronte 120 milionë funte për sulmuesin suedez, dhe interesimit që më pas u drejtua te Hugo Ekitike, e ardhmja e Isak mbetet e hapur.

Në garë tani është futur fuqishëm Al Hilal, me trajnerin Simone Inzaghi që raportohet si adhurues i madh i 25-vjeçarit. Një transferim drejt Arabisë Saudite do të lehtësohej edhe nga fakti se të dy klubet janë në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), ndonëse operojnë veçmas në aspektin sportiv.

Eddie Howe ndërkohë u përpoq të shuajë spekulimet, duke deklaruar se Isak është i lumtur te Newcastle, por pranoi se “nuk mund të jap 100% siguri për asnjë lojtar”.

Me afatin kalimtar ende të hapur, mbetet për t’u parë nëse Isak do të vazhdojë në Premier League apo do të marrë rrugën drejt Arabisë Saudite./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here