Dyshohet se vodhën 6 mijë euro në Prizren, kërkohet ndihmë për kapjen e disa personave

0
278

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më datë 31/01/2022 ora 12:00 në qendrën tregtare “ABI Çarshia në Prizren.

Në atë rast disa të dyshuar nga një qytetar vjedhin nga xhepi para rreth 6000 (gjashtë mijë) euro dhe largohen, njofton policia.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.

Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

-“Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here