Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:45, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vendngjarje në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/














































