Dygolësh i Haalandit, Dortmundi “luan tenis” me “ujqërit”

0
293

Fitore me goleadë e Borussias së Dortmundit përballë Wolfsburgut në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë, të dytët në renditje, shënuan plot gjashtë gola në portën e “ujqërve”, të cilët mundën të realizonin në fundin e sfidës golin e flamurit (6-1).

Në fakt, Dortmundi i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë me autorë Rothe, Witsel, Akanji, Can dhe Haaland. Sapo nisi fraksioni i dytë gjiganti norvegjez realizoi të gjashtin për Dortmundin dhe të dytin personal. Pas këtij goli, verdhezinjtë e ulën ritmin dhe i dhanë mundësinë Wolfsburgut të realizonte golin e nderit me Baku në minutën e 82-të.

Në ndeshjet e tjera, Frieburgu mposhti thellë 3-0 Bochumin, Hertha e Berlinit triumfoi minimalisht në fushën e Agsnurgut, ndërsa Mainz-Stutgart u mbyll pa gola./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here