Dyfishohet pagesa e tatimeve nga estrada për vitin 2022

0
204

Ilir Murtezaj, drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës, ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të pagesës së tatimeve nga estrada.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar ARK-ja ka marrë rreth 2 milionë euro nga këta tatimpagues.

Murtezaj shtoi se në 2022-ën, afër 21 milionë euro janë deklaruar nga estrada, krahasuar me një vit më parë kur deklarimi i qarkullimit ishte rreth 810 mijë euro.

“ATK-ja ka identifikuar sektorët që prodhojnë rreziqe më të mëdha për mospërmbushje tatimore, në ndër to janë edhe estrada dhe gastronomia… Nga 10 milionë euro të qarkullimit të deklaruar gjatë vitit 2021, në vitin 2022 kemi diku afër 21 milionë euro. Përveç qarkullimit të deklaruar kemi edhe dyfishim të pagesës së tatimeve, nga 810 mijë euro që janë paguar në vitin 2021 nga kjo kategori e bizneseve, kemi afër 2 milionë euro.”, ka thënë Murtezaj, njofton Klankosova.tv

Ai tha se inspektimet dhe komunikimet sensibilizuese kanë bërë që gjatë vitit 2022 të ketë dyfishim të rritjes së qarkullimit të deklaruar.

“Përveç inspektimeve që kemi bërë edhe komunikimit që kemi bërë, që ka qenë shumë sensibilizuese, ka bërë që gjatë vitit 2022 të kemi dyfishim të rritjes së qarkullimit të deklaruar nga ana e këtij grupi të tatimpaguesve”, ka shtuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here