Dy të arrestuar për fajde – sekuestrohen armë e para

0
205

Hetimet Rajonale të Policisë në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka zhvilluar sot një aksion në Prizreni, që kishte cak personat e dyshuar për përfshirje në fajde, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht për operacionin e zhvilluar, ndërsa rasti tashmë është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Në një prononcim për Sinjalin, Kryeziu bëri të ditur se aksioni i sotëm lidhet me një rast të mëhershëm dhe si rezultat, dy persona janë arrestuar.

Gjatë aksionit, ai bëri të ditur se janë sekuestruar para të gatshme, armë, si dhe dy automjete.

Burimet e Sinjalit kanë bërë tutje me dije se të dyshuarit tashmë janë proceduar dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here