Dy shqiptarë trembin kryefiloserbin e politikës malazeze

0
320

Albin Kurti e Dritan Abazoviç, ky i fundit kryeministër në pritje i Malit të Zi, kanë paralajmëruar, më saktë i pari, një ridiskutim të demarkacionit mes dy vendeve, pra Kosoës dhe Malit të Zi.

Kjo ka bërë që kryeministri në ikje malazez, Zdravko Krivokapiç, të flasë për një “provokim” sipas tij nga ana e Kurtit”.

“Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kandidati antikushtetues për kryeministër, Dritan Abazoviç”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Më 21 mars, katër vjet nga ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se, për demarkacionin, shpreson të fillojë bisedimet me qeverinë e re malazeze.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme(Haradinaj), e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm ia dha Malit të Zi 8,200 hektarë të territorit të Kosovës”, tha Kurti.

Kuvendi i Malit të Zi ka rrëzuar me mocion mosbesimi qeverinë e Krivokapiçit në fillim të shkurtit, por ajo mbetet me mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. I mandatuari për kryeministër është Dritan Abazoviç nga Lëvizja Qytetare URA.

Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi më 21 mars 2018, pas disa përpjekjeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të opozitës së atëhershme për të parandaluar ratifikimin, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës.

Marrëveshja është ratifikuar, me një marrëveshje ndërmjet dy vendeve për korrigjimin e gabimeve të mundshme gjatë demarkacionit fizik të kufirit.

Në kohën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Vetëvendosja e Kurtit pretendonte se Kosova me atë marrëveshje humbi më shumë se 8 mijë hektarë të territorit të saj.

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, gjë që ende nuk ka ndodhur. /tesheshi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here