Dy shqiptarë ishin titullarë në San Siro në ndeshjen Milan-Lecce.
Ylber Ramadani për miqtë dhe Ardon Jashari për vendasit e nisën nga fillimi ndeshjen dhe u zëvendësuan në minutat e fundit të saj.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ramadani, ishte lojtari që vrapoi më shumë, me 11,5 km të përshkruara, ndërsa Jashari ishte i treti, me 11,2 km
Ndërkohë, Niklas Fullkrug ishte heroi i Milanit në këtë sfidë. Sulmuesi gjerman u aktivizua në minutën e 73-të të takimit, teksa vetëm 3 minuta i mjaftuan për të shënuar golin e vetëm të sfidës, duke arkivuar 3 pikë të arta për kuqezinjtë.
Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat për Milanin, që mban ritmin e Interit kryesues, duke mbetur 3 pikë pas zikaltërve.














































