Dy senatorë amerikanë sot në Kosovë, takime me Kurtin e Osmanin

0
201

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do t’i takojnë sot herët në mëngjes dy senatorë amerikanë.

Bëhet fjalë për senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter welch, të cilët të premten do të jenë në Kosovë për takime me dy liderët e shtetit. Nuk dihet nëse ata do të priten edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

Shaheen dhe Welch fillimisht do të zbarkojnë te Presidentja Osmani, në një takim që pritet të nisë me fillim nga ora 9:15.

Pas takimit me Osmanin, dy senatorët amerikanë, në orën 10:00, e kanë të rezervuar edhe takimin me kryeministrin Kurti.

Në të dyja rastet do të ketë deklarime për media.

Ndërsa Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka zbuluar edhe arsyen e vizitës.

Ajo ka thënë se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Ajo ka thënë se pret me padurim për bisedat që do t’i zhvillojë me zyrtarët e shteteve.

“Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Shaheen e pati dënuar sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës duke e cilësuar atë si “brutal” dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë.

“Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti vazhdojnë të refuzojnë të tregojnë gatishmëri për t’u angazhuar për zgjidhje të qëndrueshme. Tragjedia e së dielës nënvizon rrezikun e vërtetë të mosveprimit – nuk mund të lejojmë që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike,” ka deklaruar ajo. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here