Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, ky fenomen ka qenë dhe do të mbetet sfidë për institucionet e vendit e poashtu shqetësues për shoqërinë.
Nga raportet e policisë për këto raste bëhet e ditur që viktimat e dhunës në familje kryesisht janë femrat, raporton SO.
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar së fundi në stacionin policor në Prizren.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 14:30 një femër ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar rasti është proceduar në proceurë të rregullt.
Ndërsa, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Prizren 01.02.2023 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu, një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar edhe gjatë ditës së enjte rreth orës 00:40 në Policinë e Prizrenit.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona (meshkuj) pasi që të nëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një familjarës.
Policia poashtu, bën të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 02.02.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftimin e policisë.