Konsumi i kosit ul rrezikun e atakut në zemër me 30% tek njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut.
Të dhënat e një studimi të Universitetit të Bostonit, konfirmojnë se konsumi i të paktën 2 racioneve me kos në javë ul rrezikun e atakut në zemër tek femrat e prekura nga hipertensioni. E njëjta sasi ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë tek meshkujt me 19 përqind.
Shkencëtarët analizuan 55,898 gra të moshave nga 30 deri në 55 vjeç dhe 18,232 burra të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Të gjithë prej pjesëmarrësve në studim vuanin ose ishin të prekur nga tensioni i gjakut.
Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.
Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut. Justin Buendia, autor i studimit, i tha Daily Mail se kosi është i nevojshëm për shëndetin e zemrës.
Sipas tij, kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra.
Sëmundjet e zemrës, vitamina D, zgjidhja më e lirë ndaj ilaçeve
Studiuesit konfirmuan se vitamina D është një alternativë më e lirë dhe më e mirë se ilaçet e zemrës. Ky suplement që merret edhe duke ndenjur në diell riparon dhe parandalon dëmtimin në zemër që shkaktohet nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut. Vitamina D stimulon prodhimin e acidit nitrik që rregullon qarkullimin e gjakut.
Për më tepër, kjo vitaminë zbut stresin e brendshëm në sistemin kardiovaskular duke shmangur kështu sëmundje apo çrregullime. Sipas shkencëtarëve, njerëzit mund të kursejnë shumë mund dhe para duke e mbrojtur sistemin kardiovaskular me një ilaç që na e fal dielli, e prodhon organizmi dhe në rastin më të keq mund ta marrim në farmaci./AgroWeb