Dy persona kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, njëri i dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.