Viti 2026 në basketbollin e Kosovës ka filluar furishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës.
Përballjet e para po sjellin emocione të mëdha, me duele interesante, shkruan “Gazeta Express”.
Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshjet e para të kësaj faze, kurse sonte na presin dy përballje të tjera me plot ethe.
Vëllaznimi – Sigal Prishtina është një takim i barabartë dhe me emocione të mëdha.
Bashkimi – GO+ Peja është dueli kryesor i çerekfinaleve, i skuadrave me traditë dhe që e kanë nisur mjaft mirë edicionin, duke u gjendur në pjesën e epërme të renditjes.
Të dyja skuadrat do të bëjnë çmos për fitore në ndeshjen e parë, e më pas sigurisht të kualifikohen në gjysmëfinale.
Ndeshjet kthyese çerekfinale do të zhvillohen më 21/22 janar.
Në çerekfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga të dy përballjet kualifikohet në gjysmëfinale.
Çerekfinalet e Kupës
E enjte
18:45 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
18:45 Bashkimi – GO+ Peja













































