Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët e saj se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar nga operatori ekonomik “K Ing” në rrugën “Trepça”, projekt i financuar nga KRU “Hidroregjioni Jugor”, Sh.a, do te bëhen kyçje të konsumatorëve në rrjetin e ri. Prandaj do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë me date; 18.04.2022, prej h 08:30 ÷ 14:00 në këto zona te qytetit të Prizrenit:
Lagja „Ortakoll“,
Lagja „Arbana“- pjesa e epërme,
Rr. „Ulqini“,
Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë. Ju falenderojmë për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.