Dy persona në Prizren janë lënduar pasi që të njëjtit janë goditur nga një veturë.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një i dyshuar me veturën e tij ka goditur dy këmbësor të cilët ishin duke kaluar rrugën, raporton SO.
Si pasojë këmbësorët kan% pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.
Poashtu, bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është hospitalizuar pasi që kishte lëndime të rënda trupore, kurse tjetri është liruar për në shtëpi.
Ndërsa, për të dyshuarin policia nuk ka dhënë ndonjë informacion.
“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 10.02.2023 – 13:05. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij ka goditur dy këmbësorë të cilët ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë këmbësorët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga ta është hospitalizuar pasi kishte lëndime të rënda, kurse tjetri është liruar për në shtëpi.” thuhet në njoftimin e policisë.