Dushi me ujë të ftohtë, i rrezikshëm përgjatë ditëve të nxehta

0
74

Në vitet e fundit, valët e të nxehtit gjatë verës janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive. Në kërkim të pak freskisë, një dush i ftohtë mund të duket si zgjidhja më e mirë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo qasje mund të jetë më pak e dobishme, madje edhe e rrezikshme, sesa mendohet.

Kur trupi mbetet për një kohë të gjatë me temperaturë të lartë, mund të ndodhin dëmtime serioze të organeve.

Ndaj, edhe pse një dush i ftohtë pas ekspozimit në vapë duket qetësues, ai nuk ndihmon realisht në uljen e temperaturës bazë të trupit.

Sipas një studimi të publikuar në The Conversation, ‘Ndërsa një dush i ftohtë mund të jetë i këndshëm për lëkurën, ai nuk përmbush funksionin kryesor të freskimit të organizmit në thellësi.’

Kjo ndodh sepse uji i ftohtë ngushton enët e gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut dhe mbajtjen e nxehtësisë pranë organeve vitale pra, efektin e kundërt të asaj që synohet.

Nëse uji është shumë i ftohtë, sidomos nën temperaturat e trupit apo edhe afër ngrirjes, mund të shkaktojë të ashtuquajturin ‘reagim i shokut të ftohtë’, një ngushtim i menjëhershëm i enëve të gjakut që rrit tensionin e gjakut dhe rrit ndjeshëm punën e zemrës.

Kjo është veçanërisht e rrezikshme për personat me sëmundje kardiovaskulare, pasi në raste të rralla mund të shkaktojë rrahje të parregullta të zemrës ose madje edhe vdekje.

Kjo nuk do të thotë që duhet të shmangni çdo kontakt me ujin e freskët, një zhytje në ujë të vakët ose pak të ftohtë është zakonisht e sigurt, por është thelbësore që uji të mos jetë shumë i ftohtë, veçanërisht pas ekspozimit të zgjatur në vapë ekstreme.

Ekspertët rekomandojnë disa mënyra më të sigurta dhe efektive për të përballuar temperaturat e larta:

-Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës dhe shmangni kafeinën dhe alkoolin, të cilët nxisin dehidratimin.

-Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta.

-Mbani dritaret, grilat dhe perdet të mbyllura gjatë orëve më të nxehta për të kufizuar hyrjen e diellit në ambientet e brendshme.

Ruajtja e freskisë gjatë valëve të të nxehtit nuk ka të bëjë vetëm me ndjesinë e momentit, por me mbrojtjen e shëndetit në afat të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here