Në lidhje me këtë ka folur Hysen Durmishi, zëvëndësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai tha se vendosja e këtyre sikersave do ta lehtësojë identifikimin e veturave të paregjistruara.
“Vendosja e stikersave do ta bëjë më të lehtë identifikimin e veturave të paregjistruara. Secila veturë që regjistrohet do ta ketë stikersin dhe do të kemi më të lehtë idenfikimin e veturave të paregjistruara dhe kjo ndikon që ato automjete të mos dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten”, tha ai.
Ai tha se një stikers i tillë nuk mund të falsikohet, sepse edhe kjo është lehtë e identifikueshme, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk mund të falsifikohet sepse secili i ka masat e sigurisë dhe barkodin dhe vetëm nëse skanohet, dalin të dhënat e pronarit të atij automjeti, pra lehtë mund të identifikohet nëse stikersi është i ndonjë automjeti tjetër. Jemi të bindur qe brenda një viti, kur të jenë vendosur stikersat në të gjitha veturat do ta kemi një gjendje krejt tjetër, krahas edhe masave të tjera do ta ulim nu nën prahun 5 përqind numrin e automjeteve të paregjistruara”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh se këta stikersa vërehen nga distanca, por çështjen e falsikifimit të tyre duhet ta verifikojë policia.