Mund të duket e absurde, por sipas ekspertëve funksionon. Një truk i shpejtë për një gjumë të freskët dhe të rehatshëm është të vendosni çarçafët në frigorifer për disa orë para se të shkoni në shtrat.
Eksperti i gjumit Grant Lewis tregon pse.
“Është mënyra më efektive për të ulur ndjeshëm temperaturën në shtratin tuaj”, shpjegon Lewis.
Për të gjithë ju që ju duket çmenduri, thjesht provojeni. Vendosini çarçafët tuaj në një qese hermetike dhe futini në frigorifer. Rezultati do të jetë fantastik.