“Duke ushtruar dhunë dhe ngufatje”, një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se e vrau nënën në Dragash

0
62

Dje në ora 16:30 është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj djalit që dyshohet se vrau nënën në Dragash. Gjykata ka vendosur që t’ia caktojë të dyshuarit 1 muaj paraburgim.

Në njoftim thuhet se djali dyshohet se e vrau nënën duke ushtruar dhunë dhe duke e ngufatur.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se është kryer vepra, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprën, me anë të ushtrimit të dhunës dhe ngulfatajes ndaj anëtarit të familjes, andaj në këtë fazë caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.”

Gjykata ka vendosur që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurit, i dënuar më herët për vepra të ngjashme ku palë e dëmtuar ka qenë pikërisht viktima T.B., si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale, ndaj të pandehurit do të urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktim i paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare.”

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore. Gjithashtu Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 22.01.2026, ka lëshuar URDHËR, për QKUK-në, Institutin e forenzikës psikiatrike të kryejë ekzaminim psikiatrik, në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës. Dhe pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here