Duka: Asllani xhevahir i Shqipërisë, Ramadani është gati për Interin

0
203

Gjatë prononcimit për Sportitalia, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, u ndal edhe te Kristjan Asllani i Interit dhe Ylber Ramadani i Lecces, për të cilin ka interesim nga zikaltrit.

Kristjan është një tjetër xhevahir i yni, jemi me fat që e kemi. Ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Mënyra se si është përshtatur në Kombëtare nuk më habit aspak, ai ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat.

Ka aftësi të larta teknike, karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë. Natyrisht që do të doja që të luante më shumë me Interin. Dhe mendoj se ka ardhur tashmë koha të luajë me Interin.

Ai meriton të ketë më shumë kohë në dispozicion, me karakteristikat që ka si lojtar. Megjithatë, deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të pasur më shumë hapësira.

Por, tani, duke parë rritjen e tij, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt Kristjan do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, ashtu siç është për ekipin kombëtar.

Ramadani? Ai i ka befasuar të gjithë në fillim të sezonit. Por jo mua, që e njoh shumë mirë potencialin e tij si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, ai po e tregon veten te Lecce dhe në ekipin kombëtar. Është një djalë që punon shumë dhe gjithmonë jep gjithçka në fushë.

Interesimi i Interit? Personalisht, duke ditur cilësitë dhe ambiciet e tij si lojtar, mendoj se ai është gati për çdo klub në botë. Gjithashtu do të ishte një krenari e madhe për ne të shohim dy shqiptarë që luajnë në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi”, u shpreh kreu i futbollit shqiptar./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here